Site icon Telegrafi

Llapi ankohet pas ndeshjes ndaj Gjilanit

Llapi ka reaguar ashpër pas ndeshjes ndaj Gjilanit, duke e quajtur gjykimin e gjyqtarit Besfort Kosumi si skandaloz.

Edhe pse mysafirët janë ankuar për një penallti diskutabile në minutat e fundit, janë llapjanët ata që ngrisin zërin përmes faqes zyrtare.

“As ndërhyrjet e rrezikshme të mysafirëve që rrallë herë sanksionoheshin me karton të verdhë, e as referimi skandaloz nuk arritën ta mposhtin lojën e mirë të vendësve, por rezultati megjithëse u barazua (1:1)”.

“Një penallti e pastër e pa akorduar për Llapin ku u pengua në zonë Mirlind Daku nga një futbollist i Gjilanit (i fundit për karton të kuq) e prishi tërë rrjedhën e ndeshjes”, thuhet mes tjerash në njoftimin për shtyp.

Ndeshja mes Llapit dhe Gjilanit u mbyll baras, 1:1.

Për vendësit realizoi Miran Maksuti ndërsa për Gjilanin, Betim Haxhimusa.

Exit mobile version