Telegrafi

Llapi me akuza për Genc Nuzën: Prefernca e tij është Prishtina

Vazhdojnë reagimet e klubeve në drejtim të gjyqtarëve.

Edhe lideri aktual i Superligës, Llapi ka lëshuar një reagim ndaj gjyqtarit më të mirë në Kosovë, Genc Nuzës.

Llapi nuk arriti të marrë më shumë se një pikë ndaj Feronikelit 1-1, dhe kësisoj kanë reaguar.

Sipas llapjanëve gjyqtati kryesor Genc Nuza i ka dëmtuar ata në dy raste.

Më poshtë keni reagimin e plotë të klubit bardh e kaltër nga Podujeva:

“Z.Genc Nuza privilegjin që ta kemi dhuruar si refer korrekt të referoni në ndeshje ndërkombëtare nuk të jep të drejtë të dëmtoni skuadrën e FC Llapi-t sepse ai privilegj nuk do ti mbuloj këto padrejtësi që po i shkaktoni vazhdimisht duke përfshirë edhe ndeshjen e kupës FC Llapi – FC Besa”.

“Me këto veprime ndaj nesh më në fund u demaskua Z.Nuza dhe preferenca e tij FC Prishtina”, thuhet në komunikatën e Llapit.

“Mëposhtë gjeni të Elaboruara demtimet e qëllimshme të Nuzës:

1) Te goli i parregullt i KF Ferronikelit shihet ndërhyrja e pa lejueshme e lojtarit Mendurim Hoti në portier brenda 6 metërshit që është zonë e portierit.

2) I njëjti lojtar Mendurim Hoti i cili shkaktoi ndërhyrje të parregullt ndaj portierit,  devijon topin në rrjetë në mënyrë të parregullt me dorë”, përfundon reagimi i klubit bardh e kaltër.

Edhe pas 15 javëve të luajtura në Vala Superligë, Llapi vazhdon të mbetet lider me 27 pikë të tubuara dy më shumë se Drita e Prishtina në pozitën e dytë.

Në ndeshjen e radhës llapjanët do të jenë mysafir të Besës së Pejës. /Telegrafi/