Site icon Telegrafi

Llapashtica bëhet me shkollë të re

Nxënësit dhe arsimtarët e shkollës “Dituria” të fshatit Llapashticë e Poshtme të Podujevës sot kanë pasur ditë feste.

Më në fund ata kanë hyrë në shkollën e re, ndërtimi i së cilës ka filluar para disa vitesh.

Përurimin e shkollës së re nëntë vjeçare e ka bërë kryetari i komunës, Agim Veliu.

Për të festuar hyrjen në ndërtesën e re të shkollës nxënësit kanë përgatitur një program festiv.

Shkolla e vjetër ishte ndërtuar para më shumë se 70 vitesh.

Exit mobile version