Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci i është kundërpërgjigjur Milaim Zekës për komentet që bëri kundër Kadri Veselit lidhur me përfshirjen e tij siç shkruajnë mediet për fajde.
Zeka përmes një postimi në Facebook kishte shkruar se, “shumë kisha pas qejf me pa Veselin në pranga, në burg e të poshtëruar”.
Ndërsa Lladrovci si kundërpërgjigje, ka shkruar se një të tillë asnjëherë Zeka nuk do ta përjetojë edhe nëse ka një mijë vjet jetë.
“Edhe një mijë vjet jetë ni paç, Lulin kurrë as të lidhur as të poshtëruar ski me pa!!!”, ka shkruar Lladrovci./Telegrafi/