Telegrafi

Lladrovci: Familja e Jakup Krasniqit u frikësua nga prezenca e Adem Jasharit (Video)

Kryetari i zgjedhur i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka rrëfyer në detaje ngjarjen e ndodhur gjatë luftës me të dhe Jakup Krasniqin në festen e vitit të ri, që kishte tubuar në kullën e Jakup Krasniqit edhe Adem e Hamzë Jasharin.

Lladrovci në emisionin “Republika”  në Tribuna Channel,ka thënë se familja e Jakup Krasniqit ishte frikësuar ta mbante në shtëpi Adem Jasharin dhe Hamzën, të cilët atë natë kishin vendosur të qëndronin në oden e Krasniqit.

Lladrovci ka thënë se pas dy orësh janë detyruar që t’i largojnë nga kulla e Jakupit, Ademin dhe Hamzën e t’i dërgojnë në shtëpinë Shaban Shalës pasi familja e Jakupit ishte frikësuar.

“Mas dy ore ata ishin çmend prej frike, spo thom qe u frikësu Jakupi se ai nuk është frikacak, i ligë po ama frikacak jo, po megjithatë u detyrum me i largu prej shtëpisë së tyne”, ka thënë Lladrovci.