Instituti i kontabilistëve të autorizuar dhe kontabilistëve (IKAK) dhe Lidhja e kontabilistëve e Repubikës së Maqedonisë organizojnë punëtori profesionale dyditore në të cilën do të prezantohen praktikat më të mira ndërkombëtare në kontabilitet, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në punëtori do të marrin pjesë ligjërues të Institutit të kontabilistëve të autorizuar të Anglisë dhe Wells-it të cilët do t’i zbatojnë praktikat më bashkëkohore para përfaqësuesve të institucioneve për kontabilitet në Maqedoni.
Pas përfundimit të punëtorisë, pjesëmarrësit do të marrin çertifikatë për trajnues për cilësi. /Telegrafi/