Telegrafi

Ljube Boshkovski punësohet si këshilltarë i kryeministrit Zoran Zaev

20121211 Tuesday 1111 lube boskovski ljube boskovski boshkovski brat lube ljube

Konkursin që para disa ditëve e shpalli qeveria për punësim të 6 këshilltarëve në kabinetin e kryeministrit Zoran Zaev, në njërin prej tyre do të punojë ish-ministri i Punëve të Brendshme, Ljube Boshkovski.

Ljube Boshkovski, aktualisht kryetar i partisë “Të bashkuar për Maqedoninë”, pritet të jetë këshilltarë i kryeministrit Zoran Zaev për investime të huaja.

Lexo po ashtu Kryeministri Zaev shpall konkurs për këshilltarë, paga deri 50 mijë denarë

Sipas mediave maqedonase, oferta tanimë i është bërë Boshkovskit nga kryeministri dhe ai ka pranuar që të jetë këshilltar në kabinetin e Zaevit.

Kryeministri Zoran Zaev në disa raste ka deklaruar se është i hapur për bashkëpunim me të gjitha partitë politike në Maqedoni, përveç OBRM-PDUKM-së.

Përndryshe, në konkursin që e shpalli qeveria për punësim të 6 këshilltarëve, paga do të arrijë deri 50 mijë denarë./Telegrafi/