Ajo u ngjit në skenë në “The Brit Awards 2023” me një fustan rozë me një pjesë interesante, ndërsa 34-vjeçarja performoi një përzierje me tre këngë nga albumi i saj i fundit i titulluar “Special”.
Lizzo më pas filloi interpretimin e këngës së famshme “2 Be Loved (Am I Ready), përpara se të përfundonte me një nga hitet më të mëdha të vitit të kaluar “About Damn Times”.
Nuk do të ishte një performancë e artistes së famshme pa flautin e saj, të cilin e nxori në fund për një tjetër projekt solo.
Those vocals, those moves, that outfit! Love you @lizzo ?
Watch now via: https://t.co/mFYtAONxvo #BRITs pic.twitter.com/CvQg5aT4T6
— BRIT Awards (@BRITs) February 11, 2023
Fansat e Lizzos ishin të gëzuar e të kënaqur nga performancat e saj, me qindra njerëz që ndanë adhurimin e tyre nëpërmjet rrjeteve sociale.
E njëjta është vlerësuar vazhdimisht për guximin e saj për të qenë vetvetja dhe autentike.
Ajo ishte në garë për ‘Artistin/en Ndërkombëtare të Vitit’ dhe ‘Këngën Ndërkombëtare të Vitit’ për “About Damn Time”, por humbi karshi Beyonces.
Nga ana tjetër, Harry Styles ishte artisti që kryesoi me më së shumti çmime të fituara në “Brit Awards”.
Fituesit duhet theksuar që janë shpallur në një ceremoni të organizuar në 02 Arena në Londër. /Telegrafi/