Site icon Telegrafi

Lizzo thotë se pamja e saj e fundit është frymëzuar nga Rihanna

Me afrimin e shpejtë të verës, shumë prej nesh kanë filluar ta drejtojnë vëmendjen drejt trendeve dhe ideve më të rëndësishme të sezonit të ardhshëm.

Dhe nga kush mund të kërkojmë frymëzim të shtuar më mirë sesa te të famshmit në hap me modën?

Lizzo ka ndarë së fundmi një larmi të kombinimeve në Instagram, duke përfshirë fustanin e bukur të ditëlindjes në Las Vegas.


Dje (e martë), Lizzo postoi një seri fotografish në Instagram dhe zbuloi se pamja e saj e fundit ishte frymëzuar nga askush tjetër përveç Rihannas: “Rihanna frymëzoi pamjen e sotshme “, titulloi Lizzo postimin.

Lexo po ashtu Fustani i ditëlindjes së Lizzos dikur ishte veshur nga Kim Kardashian

Pamja në fjalë paraqet Lizzo të veshur me një këmishë të gjallë të shtypur të kaltër, të zbërthyer mbi një bikini rozë të shndritshme, syze dielli me kornizë katrore / ovale dhe një kapele rozë. E gjithë gjëja është në thelb inspirimi që ju duhet për veshjen e plazhit / buzë pishinës dhe, natyrisht, është radha që ne të inspirohemi nga Lizzo, pasi ajo u inspirua nga Rihanna.


Sa për aksesorët, Lizzo përfundoi veshjen me një palë vathë të mëdhenj por të hollë argjendi dhe disa palë gjerdanë të gjelbër smerald.

Lexo po ashtu Rihanna stilon minifundin në mënyrë jashtëzakonisht interesante

Rihanna ishte parë me këmishën e njëjtë në fillim të muajit prill, ku vëmendje maksimale morri mënyra se si stiloi minifundin. /Telegrafi/

Exit mobile version