Site icon Telegrafi

Lizzo humb mbi 200 mijë ndjekës në Instagram pas akuzave për ngacmim seksual

Lizzo filloi të humbiste mijëra ndjekës në Instagram pasi u akuzua për ngacmim seksual, keqtrajtim dhe bullizim.

Dhe tani ky numër ka kaluar 220,000 pasi fansat e saj vazhdojnë ta largojnë atë nga rrjetet sociale.

Këngëtarja dikur kishte mbi 13.5 milionë ndjekës në Instagram dhe tani ajo ka 13.3 milionë, sipas faqes statistikore Social Blade.

Krijuesja e hitit “Good As Hell”, 35 vjeçe, është paditur nga tre ish-balerinët e saj mbështetës për ngacmim seksual, diskriminim dhe krijimin e një mjedisi armiqësor të punës. Padia u ngrit në Kaliforni të martën, më 1 gusht, shkruan DailyMail.

Javën e kaluar Lizzo hodhi poshtë padinë për ngacmim seksual të ngritur kundër saj si ‘të pabesueshme’ dhe ‘të egër’ duke thyer heshtjen e saj për pretendimet.

Lexo po ashtu Lizzo reagon për herë të parë ndaj akuzave për ngacmim seksual të ish-valltareve të saj

Ajo këmbënguli se pretendimet janë të pavërteta dhe tha se se akuzueset e saj ishin paralajmëruar më parë për sjelljen e tyre ‘të papërshtatshme dhe joprofesionale’.

Paditësit Arianna Davis, Crystal Williams dhe Noelle Rodriguez kanë akuzuar fituesen e “Grammy”, kompaninë Big Grrrl Big Touring dhe trajneren e vallëzimit Shirlene Quigley – për krijimin e një mjedisi pune ‘të ngarkuar seksualisht dhe të pakëndshëm’ në padinë e tyre.

Treshja pretendon gjatë një udhëtimi koncerti me artistin në Amsterdam në shkurt 2023, Lizzo i ftoi ata për një natë jashtë në qytet që përfundonte në Distriktin e Dritave të Kuqe të qytetit.

Lizzo gjithashtu dyshohet se bëri një pretendim se kërcimtarët po pinin para shfaqjeve, për të cilin Williams foli më pas. Ylli i popit dyshohet se e bëri grupin të kalonte një provë ‘torturuese’ 12-orëshe.

Disa orë pasi lajmi i padisë u bë publik, ish-drejtori kreativ i Lizzos, Quinn Whitney Wilson dhe kërcimtarja Courtney Hollinquest pretenduan se kishin përjetuar keqtrajtim të ngjashëm.

Courtney tha në Instagramin e saj të martën: “Për sqarim, unë nuk jam pjesë e padisë – por kjo ishte pak a shumë përvoja ime në kohën time atje. Bravo e madhe për kërcimtarët që patën guximin ta nxjerrin këtë në dritë”.

Quinn ndau një pamje në internet të deklaratës së Courtney në faqen e saj të mediave sociale, duke thënë se ajo po ‘i duartrokiste’ gjithçkaje që ishte thënë tashmë.

“Unë nuk kam qenë pjesë e asaj bote për rreth tre vjet, për një arsye. Unë e duartrokas shumë guximin e kërcimtarëve për ta nxjerrë në dritë këtë”, tha ajo.

Rreth akuzave ndaj Lizzo ka ardhur reagime të ndryshme në rrjetet sociale, përfshirë emra të njohur të industrisë. /Telegrafi/

Exit mobile version