Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vazhduar me emërimin e zëvendësministrave.
Kurti, sot ka emëruar Liza Gashin zëvendësministre të Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
“Znj. Gashi ishte zëvendësministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës edhe në Qeverinë Kurti I. Kryeministri e ka uruar znj. Gashi për pozitën e re dhe i ka dëshiruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të saj”, thuhet në njoftimin për media. /Telegrafi/