Telegrafi

Tri prioritetet e Liz Truss si kryeministre britanike

Liz Truss ka thënë se “së bashku mund të dalim nga stuhia” ndërsa ajo mbajti fjalimin e saj të parë drejtuar kombit si kryeministre.

Duke folur jashtë derës së zezë të famshme të numrit 10, Truss nderoi Boris Johnson duke e quajtur një “kryeministër jashtëzakonisht të rëndësishëm”.

“Unë e di se ne kemi atë që duhet për ta bërë Britaninë të punojë përsëri,” tha ajo.

Ajo përshkroi tri prioritete – rritja e ekonomisë me një premtim për ulje taksash, trajtimi i duhur për të trajtuar krizën e energjisë dhe përmirësimi i qasjes në shërbimin shëndetësor.

Truss fitoi garën për t’u bërë udhëheqësja e ardhshme konservatore të hënën, pasi mposhti rivalin e saj, ish-kancelarin Rishi Sunak.

Rezultati nënkuptonte se ajo gjithashtu do të zëvendësonte Boris Johnson në numrin 10 pasi ai njoftoi largimin e tij në fillim të verës.

Truss së shpejti pritet të shpallë emërimet e saj të para ministrore.