Livia Brunga vetëm pak ditë më parë mori një mesazh nga Mevlan Shaba në ‘Big Love’.
Ai ia shprehu dashurinë duke i thënë se, ‘zgjohet me të dhe fle me të’, pavarësisht rrëmujës që lanë jashtë.
Derisa banorja më pas gjatë bisedave në shtëpi tha se e do akoma dhe se nuk mund të harrojë.
Ajo së fundmi theksoi se kjo ka qenë një surprizë shumë e madhe duke përfshirë disa gjëra të rënda jashtë.
“Për mua ishte surprizë shumë e madhe sepse kanë ndodhur disa gjëra shumë të rënda jashtë”, u shpreh ajo.
Tutje shtoi: “Kështu që unë, kam pasur mundësi që të flasim t’i sqarojmë disa gjëra”.
Mevlani vetëm pak muaj më parë teksa ishte në Big Brother Kosova u zbulua se po bëhet baba për herë të parë. /Telegrafi/