Livia Bunga ka debatuar ashpër me banorët, kjo pas provave për shfaqen e fundvitit.
Ajo u shpreh se është ndjerë e ofenduar, teksa Zebërvoki i ka thënë se po zmadhon të gjithë situatën.
“Unë dua të trajtohem si njeri, si vajzë. Kur të futem në një teatër e di se ku jam futur. Unë ndihem e fyer”, u shpreh ajo.
“Nëse regjisori më thotë vazhdo qesh, atëherë unë ndjehem e fyer. Nuk kam ardhur në shkollë”, theksoi ndër të tjerash konkurrentja.
Teksa vazhdoi bisedën, ajo shtoi: “Nuk më pëlqen të përqeshem dhe nuk e hiperbolizoj”.
Banorët po vazhdojnë përgatitjet për shfaqjen e fundvitit, ku secili janë ndarë në role, për të sjellë diçka të bukur për vitin e ri.
Veç kësaj, ka pasur mosmarrëveshje në pjesët që kanë ndarë e rolet e dhëna. /Telegrafi/