Liverpooli duhet të rrisë ofertën e tyre nëse dëshiron të transferojë mesfushorin e Brighton, Moises Caicedo.
Terra Deportes thotë se The Reds kanë parë një ofertë prej 65 milionë eurosh të refuzohet nga Brightoni për mesfushorin, i cili po tërheq interesim edhe nga pesë klubet e tjera të mëdha angleze.
Reprezentuesi i Ekuadorit ka tërhequr vëmendjen që kur u fut në ekipin e Pulëbardhave sezonin e kaluar, duke u futur pa probleme në mesfushën e tyre dhe duke zëvendësuar Yves Bissouma për mrekulli.
Por, skuadra e bregdetit jugor mund të duhet të gjejë një zëvendësues tjetër në qendër të mesfushës.
Mediat nga Ekuadori shkruajnë se Reds kanë identifikuar Caicedon si objektivin e tyre kryesor këtë muaj dhe tashmë kanë në plan një tjetër ofertë për të. /Telegrafi/