Telegrafi

Liverpoolit i ofrohet Umtiti me një çmim ‘qesharak’

Mbrojtësi i Barcelonës, Samuel Umtiti i është ofruar për një transferim të lirë klubit anglez, Liverpoolit.

Umtiti nuk po arrin assesi të gjej formën e sezoneve të kaluara dhe ka qenë skandaloz në paraqitjet e tij këtë sezon që nga rikthimi prej lëndimit.

Barcelona është e interesuar ta largojë francezin nga Camp Nou, por çmimi i kërkuar më parë ishte i lartë për klubet që e donin.

Lexo po ashtu Samuel Umtiti në verë pritet të largohet nga Barcelona

Tani, klubi katalunas thuhet se ka idenë e qartë dhe po mundohet të negocioj një transferim të lojtarit në Ligën Premier.

Sipas mediumit lokal Anfield Central, Liverpoolit i është ofruar mundësia për të nënshkruar me Umtitin për vetëm gjashtë milionë funte.

Mbrojtësi francez së fundmi është lidhur edhe me një transferim te Juventusi, Arsenali dhe një rikthim të Lyoni. /Telegrafi/