Site icon Telegrafi

Liverpoolit i mjafton barazimi ndaj Arsenalit për të marrë lidershipin në Ligën Premier

Shkodran Mustafi vs Sadio Mane (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Liverpooli ka arritur t’i marrë një pikë Arsenalit në Emirates pasi derbi i javës në Ligën Premier përfundoi me rezultat 1-1.

Ishte një ndeshje e mirë dhe me raste nga të dy anët, por në fund nuk dha fitues.

Rastin e parë për gol e kishte Alexandre Lacazette (4′), pastaj edhe Granit Xhaka (16′) dhe Henrikh Mkhitaryan (17′).

Ndeshja filloi me një minutë heshtje për nder të presidentit të Leicester Cityt që ndërroi jetë javën e kaluar pas aksidentit me helikopter (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Sadio Mane shënoi në minutën e 19-të, por goli iu anulua për pozitë jashtë loje. Virgil Van Dijk kishte dy shanse për gol, por Brend Leno nuk lejoi që rrjeta e tij të tundet.

Në minutën e 61-të shënoi James Milaner, ky ishte goli i 50-të i anglezit në 495 paraqitje në Ligën Premier. Van Dijk kishte një tjetër rast në minutën e 75-të, por Leno bëri një tjetër pritje.

Festa e James Milner te goli ndaj Arsenalit në Emirates (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Goli i barazimit erdhi nga Alexandre Lacazette në minutën e 82-të, francezi kontrolloi topin në mënyrë fantastike në zonën e rreptësisë dhe në fund mposhti Alissonin.

Një minutë më vonë Sadio Mane rrezikoi portën e Topçinjve, por gjuajta e tij përfundoi jashtë.

Alexandre Lacazette në momentin e golit të barazimit (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Pas kësaj fitore Liverpooli renditet në vendin e parë me 27 pikë, me një pikë më shumë se Manchester City që ka një ndeshje më pak. Arsenali vazhdon në pozitën e katër me 23 pikë.

Ndeshja e ardhshme e Reds është kundër Fulhamit, ndërsa Arsenali luan kundër Wolverhampton Wanderers. /Telegrafi/

https://twitter.com/VintageSalah/status/1058794466847399941

Exit mobile version