Liverpoolit i është dhënë një tjetër goditje e madhe pasi mbrojtësi i krahut të majtë, Andy Robertson, ka marrë një dëmtim në muskul.
Kapiteni skocez u lëndua pasi luajti 120 minuta në fitoren e madhe të Skocisë ndaj Serbisë në “play-off” të Ligës së Kombeve për kualifikimin në Euro 2020.
Menaxheri Steve Clarke tani ka zbuluar se nuk ka gjasa që Robertson të luajë kundër Sllovakisë në ndeshjen e sotme (e diel) të Ligës së Kombeve për kualifikim në Kupën e Botës së 2022.
https://twitter.com/LFCVine/status/1327924723448246272
Kjo do të thotë që Liverpooli tani është pa të gjithë mbrojtjen e tyre të parë pas dëmtimeve të Trent Alexander-Arnold dhe Joe Gomez së fundmi dhe Virgil van Dijk që pësoi një dëmtim të ligamentit ACL në derbin Merseyside muajin e kaluar.
Për t’i bërë gjërat edhe më keq për Jurgen Klopp, Mohamed Salah ka dalë pozitiv për COVID-19 ndërsa ishte në detyrë ndërkombëtare me Egjiptin dhe mori pjesë në dasmën e vëllait të tij. Edhe pse thuhet se ai ka vetëm simptoma të lehta, Salah tani është në vet-izolim.
Me këtë ritëm, kampionëve të Ligës Premier nuk do t’u mbetet asnjë lojtar për ndeshjen e ardhshme ndaj Leicester City në Anfield më 22 nëntor.
Thiago Alcantara, Alex Oxlade-Chamberlain dhe Fabinho janë gjithashtu të dëmtuar dhe mbrojtësit e vetëm të gatshëm janë Joel Matip, Nat Phillips dhe Rhys Williams. /Telegrafi/