Liverpooli ka arritur të marrë një fitore të madhe në udhëtim te Crystal Palace me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Ligën Premier.
Ekipi i drejtuar nga Jurgen Klopp ka vazhduar si i pamposhtur në këtë sezon pasi ka marr edhe fitoren e 12-të nga 13-të ndeshje të zhvilluara.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë, por me vendasit që patën raste më të mira për gol.
Crystali në fakt e gjeti golin në minutën e 43-të me James Tomkins, por pas rishikimit të VAR-it goli u anulua si i parregullt.
Në pjesën e dytë, Liverpooli prodhoi diçka më shumë dhe arriti të shënoj dy gola, kundrejt një të Crystalit.
Reds filluan furishëm duke gjetur golin pas vetëm katër minutave me anë të Sadio Mane, i cili shënoi për 0-.1
Vendasit u rikthyen në lojë në minutën e 82-të duke shënuar me Wilfried Zaha për 1-1, por Roberto Firmino (85′) ndali gëzimin e tyre duke shënuar golin e fitores 2-1.
Pas kësaj fitore, Reds kanë 37 pikë në vendin e parë, ndërsa Crystal Palace renditet në pozitën e 14-të me 15 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Liverpooli e pret Brightonin, ndërsa Palace udhëton te Burnley. /Telegrafi/
https://twitter.com/EnRouteAnfield/status/1198272294466064389
https://twitter.com/4141Football/status/1198280269003755520
https://twitter.com/LiverpoolFF/status/1198282134131228677