Telegrafi

Liverpooli vazhdon rekordin e fitoreve, Milani përfshihet fuqishëm në garë për kualifikim

(Foto: Twitter/AC Milan)

Liverpooli është i pandalshëm në Ligën e Kampionëve, ku e ka regjistruar fitoren e pestë nga po aq ndeshje grupore.

Redsat u përballën me Porton në Anfield dhe arritën fitore prej 2-0 me golat e Thiago Alcantara (52’) dhe Mohamed Salah (70’).

Pas kësaj fitoreje skuadra angleze është ngritur në kuotën e 15 pikëve dhe fazën tjetër do të shkojë nga pozita e parë në Grupin B.

Në anën tjetër Porto ka mbetur me pesë pikë dhe kualifikimin do ta kërkojë në raundin e fundit përballë Atletico Madridit.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Milani ka fituar si mysafir i Atleticos me golin e vetëm të shënuar nga Junior Messias (87’).

Rossonerët tash kanë katër pikë, aq sa ka edhe Atletico Madridi, kurse një pikë më shumë e ka Porto.

Në xhiron e fundit, skuadra italiane duhet ta mposhtë Liverpoolin dhe të shpresojë në barazimin e Los Rojiblancos me ekipin portugez. /Telegrafi/