Liverpoli ka arritur që me shumë mund ta mposht Leicesterin në Anfield.
The Reds Fituan 2-1 ndaj ‘Dhelprave’ në kuadër të javës së tetë në Ligën Premier.
Golin e parë për Liverpoolin e realizoi Sadio Mane në minutën e 40-të, nga asistimi i James Milner, e që me kaq përfundoi pjesa e parë.
Pjesa e dytë filloi me një intensitet edhe më të lartë nga të dyja skuadra, derisa James Maddison e shënoi golin e barazimit në minutën e 80-të.
Kur u mendua se ndeshja po përfundon 1-1, gjyqtari Kavanagh akordoi penallti për skuadrën e Jurgen Klopp, gjersa atë e realizoi James Milner (90’+5). /Telegrafi/