Liverpooli është duke i bërë presion Thiago Alcantaras nëse dëshiron që në këtë verë të transferohet në Anfield apo jo.
TheReds i kanë bërë ultimatum mesfushorit braziliano-spanjoll që të përcaktohet sa më shpejtë për të ardhmen e tij.
Alcantara ka njoftuar Bayern Munichun se nuk dëshiron të rinovojë kontratën, derisa është në kërkim të një aventure të re.
Sipas asaj që raporton The Mirror, Manchester United dhe Barcelona janë po ashtu në garë për mesfushorin.
Arsenali dhe Chelsea mund të jenë skuadrat e fundit që futen në garë për Alcantaran, duke ditur tashëm për cilësitë e lojtarit.
A new message to Liverpool by Rummenigge = €30M bid expected soon – if they don’t pay, Thiago is on the market also for other clubs… 🔴 #LFC #Bayern #Thiago https://t.co/QNgYiDLobS
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 30, 2020
Andaj, Liverpooli dëshiron që sa më shpejtë të transferojë mesfushorin nga Bavarezët, pas një sezoni të shkëlqyer ku fitojë tripletën.
Kampioni më i ri i Evropës po kërkon 30 milionë euro nga shitja e tij, shkaku që tashmë ka hyr në vitin e fundit të kontratës. /Telegrafi/