Telegrafi

Liverpooli udhëton për Katar, publikon listën me 20 lojtarët që do të luajnë në Kupën e Botës për klube

Liverpool. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)

Liverpooli ka marrë rrugë për në kryeqytetin e Katarit, Doha ku do ta luaj ndeshjen gjysmëfinale për Kupën e Botës për klube.

Kampioni evropian do të takohet në gjysmëfinale me ekipin meksikan Monterrey.

The Reds kanë konfirmuar tanimë edhe skuadrën që do të luaj në Kupën e Botës për klube.

Trajneri Jurgen Klopp ka grumbulluar 20 futbollistë ku në mesin e tyre është edhe ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri.

Mungon mbrojtësi kroat Dejan Lovren pas një lëndimi ndaj Salzburgut, por megjithatë grumbullohet Georgino Wijnaldum edhe pse u largua nga loja ndaj Watfordit për shkak të lëndimit.

Kjo është lista e plotë:

Liverpool: Alisson, Van Dijk, Wijnaldum, Milner, Keita, Firmino, Mane, Salah, Gomez, Adrian, Henderson, Oxlade-Chamberlain, Lallana, Lonergan, Shaqiri, Robertson, Origi, Jones, Alexander-Arnold, Williams.

Ndeshja e parë në Katar për Liverpoolin do të jetë gjysmëfinalja ndaj Monterrey që do të zhvillohet të mërkurën me fillim nga ora 18:30. /Telegrafi/