Telegrafi

Liverpooli udhëheq garën për transferimin e Jude Bellingham

Liverpooli thuhet se ka kaluar në epërsi në garën për nënshkrimin e mesfushorit Jude Bellingham nga Borussia Dortmund.

I riu anglez ka shkëlqyer në Dortmund që kur u bashkua nga Birmingham City në korrik të vitit 2020.

Bellingham më pas ishte i lidhur me Manchester Unitedin, por preferoi të shkonte në Gjermani për një rrugë më të thjeshtë drejt futbollit të rregullt të ekipit të parë.

Lexo po ashtu Liverpooli mëson çmimin e çmendur që Dortmundi kërkon për Bellinghamin

Sipas mediumit The Mirror, të gjitha klubet kryesore në Angli po vlerësojnë situatën e tij me synimin për të bërë një lëvizje transferimi në verë.

Megjithatë, Reds janë duke kryesuar garën, pasi menaxheri Jurgen Klopp dëshiron që Bellingham të freskojë opsionet e tij të mesfushës qendrore.

Dortmundi do të kërkojë afërsisht 90 milionë funte për një lojtar që ata besojnë se mund të bëhet një nga më të mirët në botë. /Telegrafi/