Liverpooli thuhet se ka kaluar në epërsi në garën për nënshkrimin e mesfushorit Jude Bellingham nga Borussia Dortmund.
I riu anglez ka shkëlqyer në Dortmund që kur u bashkua nga Birmingham City në korrik të vitit 2020.
Bellingham më pas ishte i lidhur me Manchester Unitedin, por preferoi të shkonte në Gjermani për një rrugë më të thjeshtë drejt futbollit të rregullt të ekipit të parë.
Sipas mediumit The Mirror, të gjitha klubet kryesore në Angli po vlerësojnë situatën e tij me synimin për të bërë një lëvizje transferimi në verë.
Megjithatë, Reds janë duke kryesuar garën, pasi menaxheri Jurgen Klopp dëshiron që Bellingham të freskojë opsionet e tij të mesfushës qendrore.
Dortmundi do të kërkojë afërsisht 90 milionë funte për një lojtar që ata besojnë se mund të bëhet një nga më të mirët në botë. /Telegrafi/