Liverpooli ka fituar me rezultat të thellë 5-1 ndaj Arsenalit në derbin e javës së 20-të në Ligën Premier.
Reds kanë vazhduar dominimin dhe formën pa humbje deri më tani në këtë sezon të Ligës Premier, pasi kanë mposhtur edhe Arsenalin në ndeshjen e fundit të vitit 2018.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të hapur, aksione të shumta dhe pesë gola të shënuar.
Të parët që tundën rrjetën ishin mysafirët, duke befasuar Reds në minutën e 11-të me anë të Ainsley Maitland-Niles, i cili shënoi për 0-1.
Megjithatë, epërsia e Arsenalit zgjati vetëm tre minuta pasi ishte Roberto Firmino që barazoi rezultatin 1-1.
Sulmuesi brazilian u tregua vendimtar dhe sulmues i madh edhe në minutën e 16-të pasi shënoi një gol të bukur për epërsinë 2-1.
Në minutën e 32-të në skenë doli sulmuesi Sadio Mane, i cili thelloi epërsinë 3-1 pas asistimit të Mohamed Salah.
Kur pritej që pjesa e parë të përfundonte ishte edhe Salah, i cili gjeti golin duke shënuar nga pika e bardhë për rezultat 4-1.
Në pjesën e dytë, përsëri ishte Liverpooli që luajti më mençur dhe gjeti golin e vetëm në këtë 45 minuta edhe përkundër rasteve të shumta nga të dyja skuadrat.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 65-të dhe ishte Firmino që shënoi nga penalltia për 5-1, duke kompletuar het-trikun dhe vulosur rezultatin përfundimtar.
Pas kësaj fitore, Reds kanë plot 54 pikë në vendin e parë, ndërsa Arsenali renditet në pozitën e pestë me 38 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Liverpooli udhëton te Manchester City, ndërsa Topçinjtë e presin në shtëpi Fulhamin. /Telegrafi/
https://twitter.com/jumana_physio/status/1079072816232890370
https://twitter.com/futbolesencia2/status/1079073608373276678
https://twitter.com/uA_erman/status/1079075221653651460
https://twitter.com/jumana_physio/status/1079081043255283713
https://twitter.com/ArsenalAjansTR/status/1079088359371390976