Liveprooli ka fituar ndaj West Ham me rezultat 2-1 në kuadër të javës së shtatë në Ligën Premier.
Minutat e para ishin të barabarta, ku të dy skuadrat kërkonin që të gjenin ndonjë korridor në mbrojtjet kundërshtare.
Në minutën e 10-të të takimit West Ham kaloi në epërsi me golin e Pablo Fornals (1-0).
https://www.youtube.com/watch?v=cjXuJJwlk6E&ab_channel=JogadaMusical
Liverpooli pas pranimit të golit u hodh në sulm për të shënuar golin e barazimit.
Në minutën e 41-të, Arthur Masuaku ndali në mënyrë të palejueshme Mohamed Sallahun, ndërsa gjyqtari akordoi penallti.
https://www.youtube.com/watch?v=ye0m6mVjnE8&ab_channel=%D8%A7%D9%8A%D9%88%D8%B4%D8%A9%D8%A9%D8%A9%2a%D8%A7%D9%85%D9%8A%D8%B1%D8%A9%D9%87%D9%8A%D9%85%D8%A7%2a
Nga pika e bardhë ishte i saktë Salah që shënoi për 1-1, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë Jurgen Klopp shtoi forcat sulmues, ku e futi në lojë edhe Xherdan Shaqiri në minutën e 70-të.
Në minutën e 77-të Liverpooli shënoi me Diogo Jotan, por goli u anulua pasi më parë Sadio Mane kishte shkaktuar ndërhyrje të palejuar.
Por nuk vonoi dhe goli i Liverpoolit erdhi. Një aksion i gjatë dhe i bukur i vendasve, ku topi erdhi te Shaqiri, i cili me një asistim të bukur gjeti Jotan i cili shënoi për 2-1.
https://twitter.com/noobfcb/status/1322617912360927232
Deri në fund nuk kishte më gola dhe Liverpooli mori tri pikët e radhës.
Liverpool pas fitores ka 13 pikë, aq sa Evertoni që është në pozitën e parë. /Telegrafi/