Barcelona e ka mësuar çmimin që duhet të paguajë për t’i siguruar në janar shërbimet e Philippe Coutinhos.
Sipas Mirror, Liverpooli është i gatshëm të privohet nga mesfushori brazilian vetëm për 135 milionë funte, që në euro i bie 150 milionë.
Blaugranat po vazhdojnë të këmbëngulin për 25-vjeçarin, të cilin e konsiderojnë pasuesin ideal të Andres Iniestas, që është drejt fundit të karrierës.
Gjatë verës, drejtuesit e Liverpoolit refuzuan tri oferta të Barcelonës, e fundit 119 funte.
Interesi i kalanasve për ish-futbollistin e Interit ka mbetur i njëjtë, por edhe dëshira e lojtarit është që të transferohet në ‘Camp Nou’.
Kjo është arsyeja që mes përfaqësuesve të skuadrës spanjolle dhe menaxherit të Coutinhos, Kia Joorabchian, janë zhvilluar bisedime në fillim të javës.
Si ndërmjetës mes dy klubeve, përfaqësuesi ligjor i brazilianit ua ka bërë të qartë të dërguarve të Barcelonës së Liverpooli është gati të nënshkruajë marrëveshjen në janar, për 150 milionë euro.