Liverpooli ka arritur të kurorëzojë sezonin e mirë edhe me një rekord të radhës në Ligën Premier.
Reds arritën ta fitojnë ndeshjen e tyre në shtëpi ndaj Bournemouthit me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 29-të në kampionatin elitar anglez.
Fitorja e ekipit të Jurgen Klopp u mundësua nga golat e Mohamed Salah (25’) dhe Sadio Mane (33’), të cilët zhvlerësuan golin e Callum Wilson (9’).
Me këtë fitore, Liverpooli ka arritur në kuotën e 27 fitoreve, një barazimi dhe një humbje.
Fitorja e 27-të deri më tani këtë sezon do të thotë se Reds kanë arritur të kalojnë rekordin e Arsenalit me 26 fitore brenda një sezoni.
Rekord i Topçinjve ishte në sezonin e njohur si ‘Invincibles’ apo sezonin si të pamposhtur më 2003/04.
Ndryshe, Liverpoolit i nevojiten vetëm edhe tri fitore nga nëntë ndeshjet e mbetura për t’u shpallur kampion para kohe në këtë sezon. /Telegrafi/
Liverpool (27) have now won more Premier League games this season than Arsenal's Invincibles (26).
Two great sides 🤝 pic.twitter.com/RqFXPG5f8f
— B/R Football (@brfootball) March 7, 2020