Telegrafi

Liverpooli thyen rekordin e klubit për fitore radhazi në Ligën Premier

Jurgen Klopp (Foto: Matthias Hangst/Getty Images/Guliver)

Liverpooli ka thyer një rekord të klubit të vendosur para shumë viteve me 11 fitore radhazi.

Reds arritën të triumfojnë në shtëpi ndaj Arsenalit me rezultat 3-1 në derbin e javës së tretë të Ligës Premier.

Kjo fitore e skuadrës së Jurgen Klopp erdhi falë golave nga Joel Matip (41′) dhe Mohamed Salah (49′, 59′).

Lexo po ashtu Liverpooli e mposht me lehtësi Arsenalin në derbin e javës në Ligën Premier

Përveç tri pikëve, kjo fitore është e ëmbël edhe shkaku i thyerjes së një rekordi të klubi.

Ekipi aktual i Liverpoolit ka arritur të shënojë fitoren e 12-të me radhë në Ligën Premier.

Ky rekord i klubit erdhi falë nëntë fitoreve radhazi në fund të sezonit të kaluar dhe tri fitoreve në tri ndeshjet e para të këtij sezoni. /Telegrafi/