Mbrojtësi gjerman, Jonathan Tah është bërë objektiv i Liverpoolit për afatin kalimtar të janarit.
Reprezentuesi gjerman është duke kaluar nëpër një formë mjaftë të mirë këtë edicion.
20-vjeçari ka luajtur 15 ndeshje këtë edicion me Bayer Leverkusenin në të gjitha garat.
Paraqitjet e tija kanë qenë tejet të mira dhe ka fituar një vend në Kombëtaren e Gjermanisë.
Jurgen Klopp është duke e përcjellë me vëmendje gjermanin para se të bëjë ofertën në janar.
Besohet se Leverkusen do ta lë të lirë të largohet yllin e tyre për një shumë rreth 25 milionë euro. /Telegrafi/