Telegrafi

Liverpooli tentoi të nënshkruajë në verë me Thomas Mullerin

DARMSTADT, GERMANY - DECEMBER 18: Thomas Mueller of Bayern Muenchen reacts during to the Bundesliga match between SV Darmstadt 98 and Bayern Muenchen at Stadion am Boellenfalltor on December 18, 2016 in Darmstadt, Germany. (Photo by Alexander Scheuber/Getty Images)

Liverpool ka bërë lëvizje për yllin e Bayern Munich, Thomas Muller, muajin e shkuar. 

Kur Barcelona ishte duke e kërkuar me ngulm Philippe Coutinho, BILD shkuan se ‘The Reds’ e kanë kontaktuar Bayernin për Mullerin.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e ka parë Mullerin si zëvendësues ideal për Coutinhon, me gjermanin që mund të luajë në disa pozita të sulmit.

Në atë kohë Muller vendosi të qëndrojë dhe të provojë të luajë te Bayern.

Mendimet e lojtarit kanë ndryshuar në këtë fillim sezoni.

Carlo Ancelotti vazhdon të mos e sheh si lojtar formacioni me James Rodriguzin që po luan pothuajse të gjitha ndeshjet.

Muller të gjithë karrierën e tij ka luajtur me Bayern Munich.

Nga viti 2008 ai është pjesë e skuadrës së parë të bavarezëve ku ka shënuar mbi 100 gola dhe ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm. /Telegrafi/