Telegrafi

Liverpooli me tentim të fundit për të transferuar Alaban

Liverpooli ka bërë tentimin e fundit për të transferuar David Alaban nga Bayern Munichu, që në verën e këtij viti do jetë lojtar i lirë.

Mbrojtësi austriak ka refuzuar të rinovojë kontratën me Bavarezët dhe duket se po kërkon të luajë me një ligë tjetër.

Sipas asaj që raporton Daily Mirror, Liverpooli është duke e rivalizuar Real Madridin për transferimin e Alabas.

Gazetari Fabrizio Romano pak ditë më parë raportoi se Los Blancos janë shumë afër të finalizojnë marrëveshjen me mbrojtësin.

Por, Liverpooli është duke bërë lëvizjen e fundit për t’i marrë Real Madridit, Alaban nga dora.

Në muajt e ardhshëm do të mësohet se cila skuadër e ka bindur austriakun që të nënshkruajë kontratën që besohet se do të jetë mbi dhjetë milionë euro. /Telegrafi/