Telegrafi

Liverpooli do të thyejë rekordin e klubit dhe do t’i japë kontratën më të madhe në histori top yllit

Liverpooli është shprehur i gatshëm të ‘shkatërrojë’ strukturën e tyre të pagave për të mbajtur në radhët e saj yllin e ekipit Trent Alexander-Arnold.

Njoftimi befasues për largim i Kloppit më herët gjatë këtij viti, bëri që edhe e ardhmja e disa lojtarëve të Liverpoolit të vihet në dyshim.

Tekniku gjerman bëri një ndryshim të madhë në mesfushëgjatë verës, ku Jordan Henderson dhe Fabinho u larguan për të krijuar rrugë për prurjet e reja si Alexis Mac Allister, Dominik Szoboszlai, Wataru Endo dhe Ryan Gravenberch.

Përveç gjetjes së një trajneri të ri, Liverpooli do të përballet edhe me disa vendime të vështira sa i përket kontratave të disa prej lojtarëve kryesor.

Lexo po ashtu Zëvendësuesi i Klopp, Liverpooli po i bën ofertë trajnerit që po bën mrekulli në Serie A

Mohamed Salah është lidhur me një kalim në Arabinë Saudite dhe Liverpooli kishte refuzuar një ofertë prej 150 milionë eurosh nga Al Ittihadi në ditët e fundit të afatit kalimtar veror, ndërsa kontrata e tij aktuale skadon në 2025.

Kapiteni i klubit dhe zëvendëskapiteni, Virgil Van Dijk dhe Trent Alexander-Arnold, do të mbeten pa kontratë në 2025 gjithashtu, ndërsa ky i fundit është lidhur me një kalim tek Real Madridi.

Oferta e Liverpoolit për Alexander-Arnold pritet të jetë kontrata më e madhe në histori të klubit, e cila nuk i është dhënë as lojtarëve si Van Dijk ose Salah sipas Football Insider.

Alexander-Arnold besohet se momentalisht përfiton 180 mijë euro në javë në ‘Anfield’, ndërsa momentalisht lojtari më i paguar në ekip është Salah pasi nënshkroi një marrëveshje të re në 2022./Telegrafi/