Telegrafi

Liverpooli do të tentojë përsëri të nënshkruajë me Caleta-Car

Duje Caleta-Car ishte shumë afër transferimit te Liverpooli gjatë afatit kalimtar të janarit, por në fund marrëveshja mes klubeve dështoi.

Mbrojtësi kroat kishte pranuar transferimin tek gjiganti anglez, por gjithçka dështoi kur Olympique Marseille nuk pranoi huazimin me të drejtë blerje të tij nga Liverpooli.

Qendërmbrojtësi kroat ka shkëlqyer në sezonet e fundit te Marseille dhe pëlqhet jashtëzakonisht shumë nga trajneri Jurgen Klopp.

Mediat në Angli dhe Francë kanë raportuar se The Reds do të tentojnë transferimin e lojtarit përsëri në afatin kalimtar veror.

24-vjeçari i gjatë 1,92 centimetra i ka bërë të qartë drejtuesve të The Reds se dëshiron transferimin në Angli dhe se tani i mbetet dy klubeve të gjejnë një marrëveshje.

Liverpool është gati për të bërë një përpjekje të re për lojtarin, ku mendojnë transferimin e tij për një shumë rreth 25 milionë euro.

Reprezentuesi kroat, Caleta-Car këtë edicion ka zhvilluar 37 ndeshje me Marseillen, ku ka shënuar dy gola dhe ka asistuar në një tjetër.

Caleta-Car para se t’i bashkohet Marseilles ka bërë karrierë edhe në RB Salzburg, Liefering, Lask e Sibenik. /Telegrafi/