Edhe pse ende ka shumë deri ta hapja e afatit kalimtar veror 2023, klubet tashmë kanë filluar lëvizjet serioze drejt objektivave të tyre.
Duke parë formën e dobët të këtij sezoni, Liverpooli dëshiron që të transformojë ekipin për sezonin 2023/24.
Për Reds një nga dëshirat është Ryan Gravenberch i Bayern Munichut, dhe sipas Telegraaf.nl, klubi anglez tashmë është takuar me menaxherët e lojtarit dhe thuhet se mesfushori tashmë ka shprehur dëshirën për të luajtur në Ligën Premier.
Kujtojmë se 20-vjeçari u ble vitin e kaluar nga Ajaxi për rreth 20 milionë euro, ndërsa çmimi tash besohet se i është dyfishuar.
Ai nga analistët e futbollit cilësohet si një version më i mirë e Paul Pogbas. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=2TIiZTuWyzA