Telegrafi

Liverpooli do ta transferojë lojtarin më të ri që ka luajtur në Ligën Premier

Liverpooli është afër sjelljes së lojtarit 16-vjeçar të skuadrës së Fulhamit, Harvey Elliott.

Ky i fundit ishte bërë lojtari më i ri që ka luajtur në historinë e Ligës Premier League kur debutoi si 16-vjeçar kundër Wolverhamptonit.

Lojtari deri në moshën 17 vjeçare nuk do të jetë në gjendje të nënshkruajë një kontratë profesionale, por gjithnjë e më shumë po mundohet që të largohet nga “Craven Cottage” dhe do të shkojë te fituesit e Ligës së Kampionëve.

The Reds po ballafaqohen edhe me ofertat e dy skuadrave të tjera angleze, Arsenalit dhe Manchester Cityt.

Eliot ka debutuar për klubin londinez kur kishte vetëm 15 vjet, ku Fulham u ballafaqua për FA Cup me Milwallin gjersa në sezonin e kaluar pati dy paraqitje në ligën elitare angleze.

Përndryshe, ky mund të jetë adoleshenti i dytë i cili do të përforcojë klubin nga Anfield Road pas transferimit të 17-vjeçarit holandez, Sep van van Berg. /Telegrafi/