Site icon Telegrafi

Liverpooli do ta shesë Luis Diazin këtë verë, por vetëm me një kusht

Klubi anglez, Liverpooli thuhet se mund të shesë yllin kolumbian, Luis Diaz, këtë verë, por jo domosdoshmërisht.

Në janar 2022, Diaz përfundoi lëvizjen e tij në Anfield nga skuadra portugeze Porto në një marrëveshje me vlerë rreth 45 milionë euro.

Kolumbiani shpejt u bë i preferuari i tifozëve dhe deri më sot, 27-vjeçari ka shënuar 21 gola në 82 paraqitje në të gjitha garat për Reds.

Megjithatë, forma e Diaz ra sezonin e kaluar për shkak të një dëmtimi në gju. Në fillim të sezonit aktual, sulmuesi duhej të përballonte një problem të madh jashtë fushës pasi prindërit e tij u rrëmbyen në Kolumbi.

Javët e fundit, Diaz filloi të prodhojë atë lloj futbolli që pamë në fillimet e tij në Liverpool, por pavarësisht rritjes së formës, është pretenduar se Reds mund të largojnë sulmuesin anësor në afatin kalimtar të verës.

Sipas The Sun, prioriteti kryesor i Liverpoolit gjatë verës është të lidhë me kontrata të reja lojtarë si Trent Alexander-Arnold, Virgil van Dijk dhe Mohamed Salah.

Besohet se nëse Salah vendos të zgjasë qëndrimin e tij në Anfield, Liverpool mund të jetë i hapur për të shitur Diaz, me klube në Spanjë që thuhet t të jenë të interesuara.

Lexo po ashtu U tha se Barcelona mund të punësoj Kloppin, si mund të rreshtohen blaugranasit nën urdhrat e tij?

Raporti gjithashtu theksoi se Liverpooli është i vetëdijshëm se bisedat me yjet e tyre më të mëdhenj nuk mund të fillojnë derisa të zgjidhet një drejtor i ri sportiv dhe një zëvendësues për Jurgen Klopp.

Deri më tani, Liverpool ka qenë i lidhur me trajnerë si Xabi Alonso, Roberto De Zerbi, Thomas Frank, Ruben Amorim dhe Ange Postecoglou si zëvendësues të mundshëm për Klopp. /Telegrafi/

Exit mobile version