Xherdan Shaqiri pritet të largohet nga Liverpooli gjatë verës, pasi klubi i ka refuzuar dy oferta për huazimin e tij në janar.
Sevilla dhe Roma i kishin kërkuar shërbimet e mesfushorit shqiptar këtë muaj, duke dashur ta huazonin deri në verë.
Mirëpo, Redsat i kanë refuzuar ato duke dashur ta mbajnë Shaqirin në skuadër deri në fund të sezonit, në mënyrë që të mos rrezikojnë asgjë në rrugëtimin e tyre drejt titullit.
Ndërkaq, sipas The Mirror, 28-vjeçari do të mund të largohet përgjithmonë në afatin kalimtar veror për afro 30 milionë euro, duke qenë se Liverpooli e ka transferuar japonezin Takumi Minamino.
Futbollisti që e përfaqëson Zvicrën nuk bën pjesë më në planet e Jurgen Klopp, ndërsa është aktivizuar vetëm në dhjetë ndeshje këtë sezon, edhe atë me minutazh shumë të vogël. /Telegrafi/