Telegrafi

Liverpooli synon triumfin ndaj Leicesterit – formacionet zyrtare

Në Anfield zhvillohet ndeshja e xhiros së 24 në Ligën Premier ndërmjet Liverpoolit dhe Leicester Cityt.

Redsat janë në vend të dytë në tabelën e kampionatit anglez me 12 pikë prapa liderit Manchester City.

Leicesteri ka arkëtuar 26 pikë deri më tani dhe pozicionohet në vend të 12 në renditje.

Strategët Jurgen Klopp dhe Brendan Rodgers i kanë zgjedhur ekipet që do ta fillojnë takimin nga minuta e parë.

Formacioni startues i Liverpoolit: Alisson; Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson; Jones, Fabinho, Thiago; Diogo Jota, Firmino, Luis Diaz.

Formacioni startues i Leicester Cityt: Schmeichel; Justin, Amartey, Ndidi, Thomas; Dewsbury-Hall, Soumare; Albrighton, Maddison, Lookman; Daka.

/Telegrafi/