Liverpooli nuk ka arritur këtë edicion të jetë ajo skuadër e frikshme në Ligën Premier.
Kampioni në fuqi i Anglisë ka mbetur mbrapa luftës për titull dhe për stinorin e ri priten ndryshime të mëdha në Anfield.
Kjo edhe për faktin se The Reds këtë vit janë përballur me lëndime të shumta kryesisht në repartin e mbrojtjes.
Jurgen Klopp besohet se do të bëjë ndryshime të mëdha, ku pritet largimi i disa futbollistëve dhe freskimi me lojtar të rinj në të gjitha repartet.
Sa i përket repartit ofensivë, The Reds janë duke monitoruar sulmuesin argjentinas të Sevillës, Lucas Ocampos.
26-vjeçari që luan në pozitën e sulmuesit anësorë ka shkëlqyer si edicionin e kaluar ashtu edhe këtë edicion, duke shënuar shtatë gola e duke asistuar në katër të tjerë.
Mediat në Angli kanë raportuar se Liverpooli është gati të shpenzojë rreth 45 milionë euro për afrimin e lojtarit në verë.
Gjithsesi në garë për të mbeten edhe skuadra të tjera si Real Madrid e Borussia Dortmund. /Telegrafi/