Telegrafi

Liverpooli synon transferimin e dy yjeve të Brightonit

Liverpool. (Photo by Phil Noble - Pool/Getty Images)

Liverpool ka pasur shumë probleme në këtë fillim edicioni me lojtarët e lënduar.

Kampioni në fuqi i Anglisë ka mbetur pa disa nga yjet kryesorë të skuadrës, të cilët kanë pësuar lëndime.

Virgil Van Dijk, Joe Gomez, Trent Alexander-Arnold, James Milner e Alex Oxlade-Chamberlain për momentin janë të lënduar.

Trajneri Jurgen Klopp e di se duhet të bëjë klubi transferime në janar dhe tanimë ka një listë të lojtarëve të cilët dëshiron t’i transferojë.

Në listën e ngushtë të Klopp janë dy yjet e Brighton, mbrojtësi qendror Ben White si dhe mesfushori Yves Bissouma.

Ben White

Për anglezin 23-vjeçar White, The Reds janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 40 milionë euro.

Në anën tjetër për mesfushorin defensivë Bissouma, Liverpool ka gati ofertën prej 30 milionë eurove.

Si White ashtu edhe Bissouma kanë shkëlqyer këtë edicion me Brightonin dhe paraqitjet e tyre janë vlerësuar lartë në Angli.

Gjithsesi për të dy lojtarët ka interesime edhe nga klubet tjera të mëdha angleze dhe Liverpool kërkon t’i transferojë ata qysh në afatin kalimtar të janarit. /Telegrafi/