Liverpooli është nikoqir i Leeds United në Anfield për ndeshjen e xhiros së 26-të të Ligës Premier.
Redsat janë të dytët në renditjen tabelare të kampionatit anglez me gjashtë pikë prapa liderit Manchester City (por me këtë xhiro më pak të zhvilluar).
Pozicionimi i Leeds është në vend të 15-të me 23 pikë dhe mbijetesa është objektivi kryesor.
Trajnerët Jurgen Klopp dhe Marcelo Bielsa i kanë përgatitur taktikat dhe ekipet startuese të këtij takimi.
Formacioni startues i Liverpoolit: Alisson; Alexander-Arnold, Matip, van Dijk, Robertson; Thiago, Fabinho, Jones; Mohamed Salah, Mane, Diaz.
Formacioni startues i Leeds United: Meslier; Ayling, Harrison, Struijk, Firpo; Forshaw, Dallas; James, Klich, Raphinha; Rodrigo.
/Telegrafi/