Futbollisti i ri skocez Calvin Ramsay është lojtar i ri i Liverpoolit, pasi Aberdeen pranoi ofertën e klubit anglez.
Dy përforcimet e para të Liverpoolit në afatin kalimtar të verës ishin më të bujshme me Fabio Carvalhon që erdhi nga Fulham, dhe më pas Darëin Nunez nga Benfica.
Liverpooli solli përforcimin e tretë në “heshtje”. Ai është një nga futbollistët më të talentuar skocezë, i riu 18 vjeçar Calvin Ramsay.
Ramsay tashmë ka përvojë duke luajtur futboll profesionist për të rriturit pasi ai luajti 33 ndeshje për Aberdeen sezonin e kaluar dhe shënoi një gol, duke asistuar edhe nëntë herë që është një statistikë e shkëlqyer për një debutues në futbollin e madh.
Ndonëse pakkush e priste këtë transferim, pasi është praktikë që lojtarët e Aberdeenit të shkojnë në klubet më të mëdha skoceze, Liverpooli e skautoi dhe e solli menjëherë pas fillimit të afatit së verës.
Skocez Aberdeen pranoi ofertën e Liverpoolit në shumën prej 4.7 milionë euro, por edhe gati 3 milionë euro të tjera bonuse.
Liverpool and Aberdeen have signed all paperworks for Calvin Ramsay deal. Contract ready until June 2027 to be completed once medical is done. 🔴🤝 #LFC
Final fee: £4m plus £2.5m add ons.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 16, 2022
Meqë ra fjala, Ramsay luan si mbrojtës i djathtë dhe do të jetë një opsion për Trent Alexander-Arnold, pasi ai ka nevojë për një pushim./Telegrafi/