Telegrafi

Liverpooli me skuadrën e të rinjve dorëzohet përballë Aston Villës, eliminohet nga Kupa EFL

Pamje nga ndeshja . (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Liverpooli ka pësuar humbje nga Aston Villa me rezultat 5-0, për tu eliminuar nga Kupa EFL.

Skuadra e parë e Liverpoolit ka udhëtuar për në Katar për Kupën e Botës, për klube ku nesër do të ketë takim me Monterrey.

Në bankë nuk ka qenë as Jurgen Klopp dhe ekipi është udhëhequr nga Neil Critchley.

Neil Critchley, që e drejtoi sot Liverpoolin. (Foto: Michael Regan/Getty Images)

Liverpooli në pjesën e parë pësoi katër herë, duke treguar edhe diferencat me ekipet që ishin sonte.

Conor Hourihane hapi ndeshjen (1-0), pastaj erdhi një autogol i Morgan Boyes për 2-0.

Ekipi i Liverpoolit sot . (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Jonathan Kodjia shënoi dy herë në pjesën e parë për ta mbyllur këtë pjesëlojë me rezultat 4-0.

Në fund të takimit shënoi edhe Wesley për ta mbyllur ndeshjen me rezultat 5-0.

Pamje nga ndeshja (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Liverpooli edhe pse shihej favorit në fillim të shortit, u eliminua nga kjo garë, pasi iu desh të luajë me ekipin e të rinjve. /Telegrafi/