Liverpooli ka pësuar humbje nga Aston Villa me rezultat 5-0, për tu eliminuar nga Kupa EFL.
Skuadra e parë e Liverpoolit ka udhëtuar për në Katar për Kupën e Botës, për klube ku nesër do të ketë takim me Monterrey.
Në bankë nuk ka qenë as Jurgen Klopp dhe ekipi është udhëhequr nga Neil Critchley.
Liverpooli në pjesën e parë pësoi katër herë, duke treguar edhe diferencat me ekipet që ishin sonte.
Conor Hourihane hapi ndeshjen (1-0), pastaj erdhi një autogol i Morgan Boyes për 2-0.
Jonathan Kodjia shënoi dy herë në pjesën e parë për ta mbyllur këtë pjesëlojë me rezultat 4-0.
Në fund të takimit shënoi edhe Wesley për ta mbyllur ndeshjen me rezultat 5-0.
Liverpooli edhe pse shihej favorit në fillim të shortit, u eliminua nga kjo garë, pasi iu desh të luajë me ekipin e të rinjve. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=ZSwpt-3TshY