Liverpooli ka sjell edhe një herë pamjet nga asistimi që i bëri Xherdan Shaqiri, Diogo Jotas mbrëmë.
The Reds fituan 2-1 ndaj West Hamit në kuadër të javës së shtatë në Ligën Premier.
Liverpooli fillimisht ishte duke humbur 1-0 me golin e shënuar nga ‘Çekanët’ nëpërmjet Pablo Fornals.
👀👌🏼🔥🤜🏼🤛🏼 https://t.co/FbV1fdCKDs
— Xherdan Shaqiri (@XS_11official) November 1, 2020
Por, shifrat në 1-1 i barazoi Mohamed Slaha nga penalltia e shënuar në minutën e 42-të.
Derisa takimi po shkonte drejt fundit, Jurgen Klopp vendosi që në minutën e 70-të në lojë të futeshin Xherdan Shaqiri në vend të Curtis Jones dhe Jota në atë të Rberto Fiminos.
Në minutën e 85-të, lojtari shqiptar dhuroi një asistim magjik te Jota që realizoi me lehtësi në portën e West Hamit.
Nga ky asistim, Liverpooli mori fitoren 2-1, derisa sërish ka sjell pamje nga asistimi i çmendur i Shaqirit. /Telegrafi/