Telegrafi

Liverpooli shumë afër Fekirit, zyrtarizimi brenda 24 orëve?

Liverpooli është shumë afër kompletimit të marrëveshjes për transferimin e Nabil Fekir.

Liverpooli është afër përfundimit definitiv të negociatave për Fekirin dhe sipas mediave angleze kjo pritet të ndodhë gjatë ditës stë premtë.

Fekir

Bëhet fjalë për një kalim prej mbi 55 milionë funtesh për reprezentuesin francez përfshirë bonuset.

Negociatat u përfunduan nga drejtori sportiv i klubit nga Anfield, Michael Edwards, i cili personalisht e ka kërkuar kompletimin e transferimit pasi presidenti i Lyonit aludoi se do ta lë të lirë lojtarin.

Kjo u bë e mundur pasi vet lojtari kërkoi largimin nga Lyoni, ndërkaq bonuset e lojtarit janë të përcaktuara në bazë të paraqitjeve të tij.

Lojtari pritet t’i bëjë testet mjekësore qysh të premtën sipas një raporti nga L’Equipe. 

Transferimi vjen pasi Liveprooli ka arritur tashmë të nënshkruajë edhe me yllin brazilian, Fabinho, marrëveshje kjo që i kushtoi klubit nga Merseyside afro 45 milionë funte.

Me Naby Keitan që po ashtu është në drejtim të Liverpoolit nga Gjermania, transferimi i Fekirit do të thotë se mesfusha e Liverpoolit do të duket krejt ndryshe sezonin e ardhshëm, kurse transferimet nuk do të ndalen këtu, pasi Klopp po ashtu dëshiron edhe një sulmues që mund të ofrojë fuqi përkrahëse për treshen fantastike sulmuese. /Telegrafi/