Site icon Telegrafi

Liverpooli shuan ëndrrën e RB Salzburgut, fiton dhe kalon tutje si lider i grupit

Liverpool (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Liverpooli ka shënuar fitore ndaj RB Salzburgut (2-0) në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja doli të jetë e fortë, me shumë raste nga të dyja anët.

Që në satrt të dy skuadrat kishin dy raste të mira, me Hee-Chan Hwang që rrezikoi që në minutën e parë.

Mohamed Salah u kundërpërgjigj, por pa sukses.

Alisson Becker në aksion . (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Erling Braut Haaland rrezikoi dy herë, por Alisson Becker ishte në formë të lartë.

Dy rastet e radhës i kishte Naby Keita, por që as ku nuk e ndryshoi rezultatin e pjesës së parë.

Erling Haland . (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Pjesa e dytë nisi shumë mirë për Liverpoolin që shënoi dy herë në pjesën e dytë.

https://twitter.com/GasLFC/status/1204481311446093825

Naby Keita i shënoi ish skuadrës së tij në minutën e 57-të pas një topi kthyes(1-0).

Naby Keita . (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Vetëm pas një minute Mohamed Salah një gol të vështirë, nga një kënd pothuajse i pamundur (2-0).

Pas golave nuk munguan rastet, por rezultati nuk ndryshoi.

Kjo fitore e mban Liverpoolin në pozitën e parë me 13 pikë, ndërsa tutje kalon edhe Napoli me 12 pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version