Telegrafi

Liverpooli shpreson që ta mbyll marrëveshjen për Shaqirin

STOKE ON TRENT, ENGLAND - MAY 05: Xherdan Shaqiri of Stoke City reacts at the full time whistle after the Premier League match between Stoke City and Crystal Palace at Bet365 Stadium on May 5, 2018 in Stoke on Trent, England. (Photo by Gareth Copley/Getty Images)

Liverpooli shpreson të përfundojë marrëveshjen për sulmuesin shqiptar Xherdan Shaqirin, që është pjesë e Stoke Cityt.

Goal.com shkruan se tashmë kanë filluar bisedimet dhe marrëveshja mund të mbyllet shumë shpejt.

Jurgen Klopp e she shqiptarin si opsion për sulmin, ndërsa çmimi i tij i ulët për ta blerë e bën edhe tërheqës.

Xherdan Shaqiri te Stoke City (Getty Images)

Gjithmonë sipas goal.com, Shaqiri në bazë të klauzolës në kontratë mund të shitet për 13 milionë funte (14.7 milionë euro).

Kjo pasi Stoke është larguar nga Liga Premier.

Shaqiri ka folur publikisht se dëshiron të qëndrojë në Angli dhe se bisedimet midis Liverpoolit, Stokes dhe përfaqësuesve të lojtarit kanë filluar.

Tetë gola em Stoke këtë edicion (Getty)

Klopp tashmë ka blerë dy lojtarë, Naby Keitan dhe Fabinhon.

Shaqiri ka shënuar tetë gola për Stoken sezonin që e lamë pas, ndërsa ka zhvilluar 92 ndeshje në Ligën Premier prej se ka ardhur nga Interi në vitin 2015. /Telegrafi/